Rritja e vetëdijes për përfitimet e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO
Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, OTI GRUP, në bashkëpunim me NATO-n, me seli në Bruksel, ka realizuar një projekt të dedikuar promovimit të përfitimeve që sjell anëtarësimi i një shteti në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Qëllimi i projektit
Projekti synon të rrisë nivelin e informimit dhe vetëdijes së qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për rëndësinë e anëtarësimit në NATO, përfitimet që burojnë nga ky anëtarësim dhe rolin e vendit në kuadër të sigurisë kolektive euroatlantike.
Aktivitetet e realizuara
Në kuadër të projektit janë zhvilluar intervista me personalitete të njohura nga jeta publike dhe institucionale, përfshirë profesorë universitarë, ministra, ish-ministra, kryetarë komunash dhe analistë.
Përmes këtyre intervistave janë trajtuar tema që lidhen me sigurinë, stabilitetin, bashkëpunimin ndërkombëtar, zhvillimin institucional dhe përfitimet politike, ekonomike e shoqërore nga anëtarësimi në NATO.
Rezultatet dhe rëndësia
Projekti ka kontribuar në krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve informuese, duke ofruar perspektiva të ndryshme profesionale dhe institucionale mbi rolin dhe rëndësinë e NATO-s për Maqedoninë e Veriut.