PROMOVIMI I GAZETARISË QYTETARE

OTI GRUP

Problemet kryesore që lidhen me zhvillimin e gazetarisë qytetare burojnë nga informimi i pamjaftueshëm i qytetarëve për mundësitë e tyre për të kontribuar në krijimin dhe shpërndarjen e informacioneve me interes publik, si dhe nga mungesa e hapësirave të dedikuara për këtë lloj informimi.

Shoqata për Informim Transparent OTI GRUP, në kuadër të angazhimeve të saj të vazhdueshme për zhvillimin e gazetarisë qytetare, ka iniciuar një platformë digjitale të integruar me portalin Zhurnal.mk, portalin më të lexuar në gjuhën shqipe në vend, si hapësirë e dedikuar për kontributin e qytetarëve në prezantimin e informacioneve me interes publik.

Problemet kryesore që pengojnë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut lidhen me mungesën e informimit të qytetarëve për rëndësinë e këtij lloji të gazetarisë dhe për mundësitë e realizimit të saj.

Nevojat prioritare në këtë drejtim kanë të bëjnë me rritjen e vetëdijes për rëndësinë e gazetarisë qytetare në zhvillimin e shoqërisë civile, si dhe me mundësitë që qytetarët të ndikojnë në proceset shoqërore përmes këtij mekanizmi.

Janë paraparë aktivitete për promovimin e konceptit të gazetarisë qytetare, me qëllim zgjerimin e rrjetit të qytetarëve të interesuar. Gjithashtu, parashikohet informimi për parimet themelore të gazetarisë qytetare, si dhe publikimi i rregullt i përmbajtjeve dhe zhvillimi i punës hulumtuese.

Për më tepër, fokusi i segmentit të gazetarisë qytetare do të jetë te temat nga fusha e kulturës, duke përfshirë informacione kulturore, trashëgiminë kulturore, kritika dhe recensione për vepra artistike, si dhe ese.

Qasja e ndjekur mbështetet në përvojën e mëparshme të suksesshme të Shoqatës për Informim Transparent OTI GRUP në iniciativat për zhvillimin e gazetarisë qytetare në Maqedoni.

Përvojat e deritanishme kanë treguar se qytetarët reagojnë pozitivisht ndaj mundësisë për të dhënë kontributin e tyre në fushën e informimit dhe, në përgjithësi, janë të interesuar të marrin pjesë në identifikimin, promovimin dhe zgjidhjen e problemeve me interes publik përmes gazetarisë së pavarur qytetare.

OTI GROUP