Forcimi i vetëdijes së qytetarëve të Komunës së Çairit për kujdesin ndaj hapësirave publike dhe mjedisit
Fusha: Mbrojtja e mjedisit, përgjegjësia qytetare dhe zhvillimi lokal
Në bashkëpunim me Komunën e Çairit, OTI GRUP ka zhvilluar projektin “Forcimi i ndërgjegjësimit të qytetarëve të Komunës së Çairit për kujdesin ndaj hapësirës publike dhe mjedisit”.
Projekti është iniciuar nga nevoja për të rritur përgjegjësinë qytetare ndaj hapësirave të përbashkëta dhe për të nxitur një kulturë më të avancuar të kujdesit për mjedisin.
Qëllimi kryesor
Të forcohet vetëdija e qytetarëve për rëndësinë e mirëmbajtjes së hapësirave publike, ruajtjes së pastërtisë dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor në Komunën e Çairit.
Problematika dhe nevoja
Një ndër sfidat me të cilat përballet Komuna e Çairit është ndotja e hapësirave publike nga mbeturinat, si dhe dëmtimi i inventarit urban dhe pajisjeve të përbashkëta.
Projekti mbështetet në idenë se përmirësimi i gjendjes në terren nuk varet vetëm nga institucionet përgjegjëse, por edhe nga vetëdija, angazhimi dhe përgjegjësia e secilit qytetar.
Aktivitetet dhe grupet e synuara
Në kuadër të projektit janë paraparë aktivitete ndërgjegjësuese që synojnë të informojnë dhe motivojnë qytetarët, me theks të veçantë te të rinjtë, për mënyrat se si mund të kontribuojnë në:
- Ruajtjen e pastërtisë së hapësirave publike.
- Parandalimin e hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave.
- Mbrojtjen e inventarit urban dhe pronës publike.
- Promovimin e sjelljeve të përgjegjshme ndaj mjedisit.
- Krijimin e një kulture të përbashkët të kujdesit për komunitetin.
Rezultatet dhe rëndësia
Projekti synon të nxisë pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në mbrojtjen e mjedisit dhe të kontribuojë në krijimin e hapësirave publike më të pastra, më funksionale dhe më të përshtatshme për jetesë.