Promovimi i trashëgimisë dhe vlerave të Nënës Terezë përmes platformës digjitale dhe filmit dokumentar
Fusha: Trashëgimia kulturore, kohezioni shoqëror dhe promovimi i vlerave njerëzore
Në bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, OTI GRUP ka zhvilluar një projekt kushtuar afirmimit të jetës, veprës dhe trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, një prej figurave më të njohura me prejardhje nga Shkupi.
Projekti synon që përmes përmbajtjeve informative dhe edukative, qytetarët të njihen më mirë me jetën e saj, veprimtarinë humanitare dhe vlerat universale që ajo promovoi gjatë gjithë jetës.
Qëllimet kryesore
- Afirmimi i figurës dhe veprës së Nënës Terezë.
- Promovimi i tolerancës, empatisë, solidaritetit dhe përfshirjes shoqërore.
- Forcimi i kohezionit ndërmjet qytetarëve të bashkësive të ndryshme etnike.
- Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe historike të përbashkët.
- Nxitja e kreativitetit të frymëzuar nga jeta dhe vepra e saj.
Aktivitetet dhe produktet e projektit
Projekti përfshin dy produkte kryesore:
- Film dokumentar – i dedikuar jetës, fëmijërisë, veprimtarisë humanitare dhe trashëgimisë së Nënës Terezë.
- Platformë informative në internet – e konceptuar si hapësirë digjitale për prezantimin e materialeve historike, biografike, edukative dhe informuese për figurën e saj.
Përmbajtjet trajtojnë fëmijërinë e Gonxhe Bojaxhiut në Shkup, aktivitetin e saj humanitar dhe vlerat që ajo i promovonte.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe lokacioneve të Shkupit që lidhen me jetën e saj, përfshirë Qendrën Përkujtimore të Nënës Terezë, vendndodhjen e shtëpisë ku kishte jetuar familja e saj dhe hapësira të tjera me rëndësi historike.
Grupi i synuar
Projekti u dedikohet banorëve të Shkupit, qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, turistëve që vizitojnë kryeqytetin, si dhe publikut ndërkombëtar të interesuar për jetën dhe veprën e Nënës Terezë.
Filmi dokumentar dhe përmbajtjet e platformës janë paraparë të jenë të disponueshme në tri gjuhë: maqedonisht, shqip dhe anglisht.
Rëndësia dhe ndikimi
Përmes këtij projekti, OTI GRUP synon të kontribuojë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së Nënës Terezë, duke e paraqitur atë si simbol të humanizmit, solidaritetit, tolerancës dhe bashkëjetesës. Njëkohësisht, projekti promovon Shkupin si qytet me trashëgimi të rëndësishme kulturore dhe historike.
Link i projektit të realizuar: https://nenetereza.mk/