Platformë informative për mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e gjelbër dhe ndryshimet klimatike
Fusha: Mjedisi jetësor, politikat ekologjike dhe veprimi klimatik
Në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, OTI GRUP ka zhvilluar një ueb-platformë informative të dedikuar mbrojtjes së mjedisit, zhvillimit të gjelbër, zvogëlimit të ndotjes së ajrit dhe informimit për ndikimin e ndryshimeve klimatike.
Platforma është konceptuar si një hapësirë digjitale për informimin e qytetarëve mbi politikat, masat dhe sfidat që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Qëllimet kryesore
Projekti synon të kontribuojë në:
- Avancimin dhe promovimin e politikave për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
- Informimin mbi kornizën ligjore dhe politikat për veprimin klimatik.
- Parandalimin dhe zvogëlimin e ndotjes së mjedisit.
- Mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit.
- Shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore.
- Zvogëlimin dhe zbutjen e ndikimeve të ndryshimeve klimatike.
- Promovimin e ekonomisë së gjelbër dhe investimeve të qëndrueshme.
- Nxitjen e krijimit të vendeve të gjelbra të punës.
Rëndësia e projektit
Përmes platformës informative, OTI GRUP synon të afrojë informacionet mjedisore me qytetarët, të rrisë ndërgjegjësimin për sfidat ekologjike dhe të promovojë praktika të përgjegjshme për mbrojtjen e natyrës.
Projekti kontribuon në forcimin e komunikimit publik për çështjet mjedisore dhe në promovimin e një qasjeje më të përgjegjshme ndaj zhvillimit të qëndrueshëm.
Link i projektit të realizuar: www.ecu-edu.ngo