info@oti-group.org

Write us...

+389 2 3217 815

Make a call

PORTOFOL I PROJEKTEVE
OTI GRUP – Shoqata për Informim Transparent

Rritja e vetëdijes për përfitimet e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Fusha: Siguria, integrimi euroatlantik dhe informimi publik.

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, OTI GRUP, në bashkëpunim me NATO-n, me seli në Bruksel, ka realizuar një projekt të dedikuar promovimit të përfitimeve që sjell anëtarësimi i një shteti në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Promovimi i trashëgimisë dhe vlerave të Nënës Terezë përmes platformës digjitale

Fusha: Trashëgimia kulturore, kohezioni shoqëror dhe promovimi i vlerave njerëzore

Në bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, OTI GRUP ka zhvilluar një projekt kushtuar afirmimit të jetës, veprës dhe trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, një prej figurave më të njohura me prejardhje nga Shkupi.

Forcimi i vetëdijes së qytetarëve të Komunës së Çairit për kujdesin ndaj hapësirave publike dhe mjedisit

Fusha: Mbrojtja e mjedisit, përgjegjësia qytetare dhe zhvillimi lokal


Në bashkëpunim me Komunën e Çairit, OTI GRUP ka zhvilluar projektin “Forcimi i ndërgjegjësimit të qytetarëve të Komunës së Çairit për kujdesin ndaj hapësirës publike dhe mjedisit”.

Platformë informative për mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e gjelbër dhe ndryshimet klimatike

Fusha: Mjedisi jetësor, politikat ekologjike dhe veprimi klimatik


Në bashkëpunim me Ministrinë përgjegjëse për mjedisin jetësor, OTI GRUP ka zhvilluar një ueb-platformë informative të dedikuar mbrojtjes së mjedisit, zhvillimit të gjelbër, zvogëlimit të ndotjes së ajrit dhe informimit për ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Platforma digjitale për zhvillimin e gazetarisë qytetare në bashkëpunim me Zhurnal.mk

Fusha: Gazetaria qytetare, demokracia pjesëmarrëse dhe informimi publik

 

Në kuadër të angazhimeve për zhvillimin e gazetarisë qytetare dhe rritjen e pjesëmarrjes së publikut në proceset e informimit, OTI GRUP ka iniciuar krijimin e një platforme digjitale të integruar me portalin informativ Zhurnal.mk.

Rritja e vetëdijes për përfitimet e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Fusha: Siguria, integrimi euroatlantik dhe informimi publik.

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, OTI GRUP, në bashkëpunim me NATO-n, me seli në Bruksel, ka realizuar një projekt të dedikuar promovimit të përfitimeve që sjell anëtarësimi i një shteti në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Tooltip content